Një partner për biznesin tuaj
Rreth nesh
Akoma te Fatlindi është kompani për shitje me shumicë në Prishtinë, e specializuar në materiale shkollore, artikuj zyre, dekorime të ndryshme dhe lodra. Dyqani ynë kryesor dhe showroom-i ndodhen në Tregun e Ri, Zona Industriale, ndërsa malli ruhet në depon tonë.
Me përvojë shumëvjeçare në treg, punojmë me librari, shitore, markete dhe institucione në gjithë Kosovën. Sjellim markat që blerësit i njohin, si Fatih, ARK, Pensan, Kangaro dhe Aoking, dhe e plotësojmë gamën vazhdimisht me produkte të reja.
Korrektësia dhe shërbimi ndaj klientit janë prioriteti ynë: porosia kontrollohet para se të niset dhe dorëzohet me automjetet tona.



Çfarë ofrojmë
Më shumë produkte
Mbi 2700 artikuj në katalog, nga lapsi te kupa e garës.
Më shumë zgjedhje
Marka të njohura dhe artikuj të rinj që vijnë gjatë gjithë vitit.
Furnizim i vazhdueshëm
Stok në depo dhe dërgesa me automjetet tona në gjithë Kosovën.